Daniel Serwer: Aleksandar Vuçiq dëshiron ta ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Çosiqi

Kosova nuk duhet të nxitohet për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, deklaron analisti i njohur amerikan, Daniel Server

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer,  ka deklaruar se shanset për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2021 janë të pakta. Ai thotë se nuk duhet nxituar për arritjen e një marrëveshje. Kosova, duhet të dijë si të largohet nga një marrëveshje e keqe, për të arritur një të mirë. “Çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës natyrisht është marrëveshje e keqe. Një marrëveshje e mirë është ajo që lejon decentralizim të madh dhe vetëqeverisje në nivelin vendor për komunitetet serbe e shqiptare, nënvizon Server.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …