10 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Haki Rugova: LDK nuk do të lëshojë pe për postin e kryetarit të shtetit në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e kryetarit të shtetit në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet. Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botë.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …