Sibel Halimi

Halimi: Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e çon vendin në krizë politike e institucionale

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka vlerësuar se çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e çon vendin në krizë politike e institucionale si dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Ajo ka konstatuar më tutje se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, vendi ka shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe e njëjta parti ka diskurs publik antikushtetues. “Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kundrejt përpjekjes së kësaj qeverie për të krijuar një realitet qeverisës antikushtues, është shpërfaqje reale e ndërtimit të demokracisë në vend dhe funksionimit të sistemit me rezon shtetëror. Fryma popullsite dhe propaganda nuk mund të zënë vend në historinë e demokracisë kosovare të krijuar me shumë mund nga qytetarët e kësaj Republike. Përgjatë një periudhe aq të shkurtër të mandatit të këtij pushteti, kemi jo vetëm shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës, por edhe diskurs publik antikushtetues” ka shkruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …