Brickos

Hamit Shala: Do luftoj me plisin e bardhë në kokë

Historia e atdhetarit e ushtarit të orëve të para të UÇK-së Nezir Nebihu i njohur nga rrethi si Nezir Plisi. Në historinë e gjatë e heroike të Kosovës do zë vënd përherë edhe emri i atdhetarit Nezir Nebihu. Ai  u lind në dhjetor të vitit 1947 në fshatin Vajnikë të Drenicës që nga adoleshenca do shquhej për trimëri, por edhe për një urrejtje fortë të madhe ndaj Serbëve të cilët historikisht u kishin shkaktuar shumë dhembje e plagë popullsisë Shqiptare të Kosovës.
Qe nga mosha e hershme ai do fillonte ilegalitetin dhe do ishte një prej organizatorë ve kryesor të protestave të para kundrejt regjimit Jugosllav në qytetin e Skenderajt. Një ngjarje tjetër qe do ta trondiste regjimin Serb do ishte edhe mbajtja e Referendumit për pavarësi te Kosovës ne 26 shtator 1991 ketë dite e kemi prite thoshte baca Nezir rrëfen një banor i fshatit Vajnik.
Siç rrëfen ai dhe siç e dine i tërë fshati por dhe regjioni i Drenicës, atdhetari Nezir Nebihu kishte bërë tërë ditën roje me mitralozin e tij të cilin e kishte blerë që nga viti 1984 ku besohet se ka qenë prej njerëzve të parë që zotnonte një armë të tillë në Drenicë dhe jo vetëm ( gjithnjë sipas dëshmitarëve). Pra, atë ditë Neziri ne shkollën e fshatit me mitraloz në krah kishte pritur se mos forcat policore serbe do vinin ne fshat për ta ndaluar mbajtjen e këtij referendumi.
Veprimtaria e tij atdhetare dhe aktiviteti tij madh do u binte ne sy regjimit Jugosllav për çka në një aksion policor në bashkëpunim për fat të keq me disa shqiptar që ishin inkuadruar në radhët e UDB-se do e arrestonin bacin Nezir në qytetin e Klinës në vitin 1993 siç rrëfen bashkëshortja e Nezirit qe është ende gjalle Nazifja : “Na jena ka tu hanger bukë në një lokal që ndodhej në mes te qytetit, kur papritmas disa vetura të policisë e rrethuan lokalin dhe kane fillu me ju kërku dokumentet e identifikimit personave qe ndodheshin ne lokal , në fund erdhën edhe në tavolinën tonë dhe burri ua dha letërnjoftimin , e policet serb filluan ti thonë a ti qenke Nezir Nebihu ? Në atë moment unë fillova me u frikësu, por në atë çast burri më ka bërtitië mos u tutë se këta s’kanë çka më bajnë mue. Atëherë polici Serb tha ti Nezir duhet me ardhë me ne. Burri i tha pa e krye bukën nuk shkoj askund , polici i tha përfundoni ushqimin e ne po ju presim jashtë dije qe je i rrethuem e s’ke ka me ja mbajt , e burri ja ktheu s’ju iki unë juve sa te mbaroje ushqimin me kini aty. E pastaj na kane marr na kanë dërgu në stacionin e policisë në Kline.
Na kanë nda dhe mue më thanë ku i ka mshefë armët burri, unë ju thyashë nuk e di që burri ka aemë , ku më pas mue më liruan e burrin e kanë mbajtë tre ditë” përfundon tregimin Nazifja. Tre ditët në stacionin e Policisë ne Klinë për Nezirin do ishin tre ditë të torturave dhe maltretimeve brutaqle nga më të ndryshme, duke i kërkuar armë e duke u munduar t’a bindin e t’a thejnë moralisht . Me gjithë këtë preion Neziri mbetet i pa thyer , përkundrazi sipasdëshmitarëve të rastit( Rizah Kastrati-Burojë) Neziri i shante policët ,e ata duke parë që edhe pse po e rrihnin dhe e torturoni nuk po arrinin me ja ndryshu bindjet e dërgojnë edhe për tre ditë të tjera në një nga stacionet policore me famëkeqe në Kosovën e asaj kohe në stacionin policor-sigurimit në Pejë ku edhe atje ndaj tij do aplikoheshin dhune fizike, psikologjike e rrahje brutale, mirëpo dhe këto nuk do kryenin pune përsër, për ketë arsye me një gjyg të shpejtë te udhëhequr dhe koordinuar direkt ne UDB-ja , Nezir Nebihu do burgosej me një dënim prej 13 muajsh në burgun e sigurisë se lartë, e qe këta muaj do shoqëroheshin me dhunë te kohë pas kohëshme.
Ndërkaq , në të njëjtën kohë djalin Xhevatin dhe vëllaun Qerimin i mbajnë në stacionin e policisë në Klinë për 48 orë duke u kërkuar arme e duke i maltretuar. Neziri pas 13 muajsh lirohet me kusht edhe 11 muaj burg shtëpiak dhe i mbikëqyrur nga policia e Zonës së Runikut . Në këtë kohë Neziri përsëri s’do e ndalonte aktivitetin e tij për luftim në çfarëdo forme te armikut, edhe pse torturat e burgut kishin qenë shume brutale ndaj tij dhe shpresa e policisë Serbe se nga kjo dhune qe ishte ushtruar ndaj tij do të ndikonin që ky do frikësohej dhe do ndalonte veprimtarin e tij , por ne realitet kishte ndodhur e kundërta, dhuna dhe torturat e policisë serbe do e forconin edhe me shume Nezir Nebihun dhe do e bënin edhe me këmbëngulës për luftimin e armikut.
Kështu policia Serbe përsëri do i montonte një rast dhe do i bënte ftesë për paraqitje neë stacionin policor, por kësaj radhe Nezir Nebihu kishte vendosur të mos u binte i gjallë në duar duke u larguar nga Kosova për në drejtim te Gjermanisë ku do qëndronte për një kohë. Duke parë që gjëndja në Kosovë kishte eskaluar shumë dhe represioni serb po përgatiste një gjenocid ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ai do të kthehej në vëndlindje në mars 1997 ku po e prisnin shokët e celulave të para të UÇK-së . Ç ysh prej orëve të para Oda e tij do shërbente vëndstrehim për ushtaret e Ushtrisë Çlirimtarë te Kosovës , ku baca Nezir edhe formon grupin-pikën prej 26 vetash së bashku me dy djemtë e tij Xhevatin , Nexhatin me armët e tyre që i kishin prej vitesh ( një pushkë mitraloz dhe një kallashnikov ) do inkuadroheshin në Ushtrinë Çlirimtare ,ndërsa Nehati dhe Agimi si të rinj që ishin ndihmonin në forma tjera si pastrimin e armëve , për të mbajtur lidhjet që Neziri kishte me grupet- njësitë tjera, ndërsa djali i madh Esati ndodhej në perëndim për të ndihmuar familjen.
Ajo cka e bënte të veçantë Nezirin ishte se ai nuk do uniformohej me uniformen emblematike te UÇK-së por ai do thoshte se uniforma e simboli im rrëqethës për ushtrinë shovinistë serbe do jete plisi i bardhë që ne si popull e trashëguam e mbrojtëm ndër breza , dhe qe Nezir nuk e kishte larguar asnjëherë nga koka, ndërsa dy djemtë e tij do uniformoheshin me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Nezir Nebihu-plisi , do organizonte një sërë aksionesh në zonat për rreth fshatit Vajnikë ku ai bash me bashkëpunëtoret e tij do shëndrrohej në një tmerr për armikun, në të gjitha këto aksione do t’u prijë vetë ushtarëve të tij dhe djemtë e tij do i vendoste neë vijën e parë te fronit , duke thënë se me i dashur se evladi është veç Vatani ,dhe se për Vatan duhet me sakrifku edhe evladin.Vlenë të përmendet se Xhevati ishte i plagosur në një betejë për mbrojtjen e fshatit Rdishevë në korrik të vitit 1998 , për fat të mirë plumbi e kishte rrokur vetëm në dorë.
Nezir Nebihu ndonëse ishte ballafaquar shumë herë me vdekjen falë zhdërvjelltësisë prej një strategu nuk e deshti fati që deri pas një sëmundje të rëndë të ndërrojë jetë me 17/07/2017. Në funeralin lamtumirës bacës Nezir Lizi morën pjese qindra mijëraa njerëz e bashkëpunëtor e bashkëluftëtar nga pothuajse te gjithë trevat shqiptare pasi për heroizmin e tij te gjitha ata që e njohën dhe qe e patën mundësin te ishin përkrahë tij në lufteë sa ishte i gjallë e thërrisnin Heroi i gjallë.

Sot trupi i tij prehet ne varrezat e Fshatit Vajnikë e po në ketë fshat qëndron edhe kulla e tij e cila nga dega e OVL-UÇK-së në vitin 2018 një vit pas vdekjes emërua me plotë meritë si Qerdhe e UÇK-së , kulla në të cilën gjatë periudhës 1998-1999 kishte shërbyer si vend strehim për ushtaret e UÇK-së. Sot pjesa më e madhe e familjes së tij edhe pse ishin ushtar të UÇK-së dhe dhanë një kontribut të madh në çlirimin e Kosovës gjenden në perëndim ndërsa shume rrallë bëjnë adresime për luftën e babit të tyre dhe kontributin qe ata dhanëpara , në lufte dhe pas lufte, duke thënë që i’a kemi pasë borgj atdheut . Ne historinë e luftës së fundit të Kosovës familja e Nezir Nebihut do mbahët mënd që përveç kontributit në luftën për liri ishte nga familjet e pakta që në radhët e UÇK-së kishte tre anëtarë , pra qe babai kishte ne krahë edhe dy djemtë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …