Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Është hapur sot në Ferizaj edicioni i pestë i panairit të librit në Ferizaj. Dhjetëra botues kanë ekspozuar botimet e tyre në sheshin e qytetit. Zyrafete Shala, organizatore e panairit ka thënë, se këtë edicion po marrin pjesë mbi 30 botues kryesisht nga Kosova, por ka edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Shala ka thënë se gjatë këtij edicioni, do të ketë edhe aktivitete tjera që lidhen me librin dhe letërsinë.

Në hapjen e panairi ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Ajo ka thënë se kjo është një ndjenë shumë e veçantë për të marrë pjesë në këtë panair ku po prezantohen shtëpi të ndryshme botuese.

Në këtë panair ka marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçia me bashkëpunëtorë si dhe mysafirë të shumtë.

Panairi i librit do të zgjasë deri të shtunën. Pervec panairit në orët e mbrëmjes Klubi Letrar “De Rada” nga ora 19:00 do të mbaj një mbrëmje me Arben Kondin, ndërsa të premten poashtu nga ora 19:00 do të mbahet mbrëmje me Agron Shalën dhe Halil Matoshin, ndërsa të shtunën do të mbyllet panairi dhe do të bëhet edhe një bisedë me krijuesin Viktor Canosinaj.

Ky panair organizohet nga Klubi Letrar “De Rada” dhe po mbahet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” dhe 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …