Haradinaj: 16 prilli 1999 ishte njëra ndër ditët më kritike të luftës për liri

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejan e 16 prillit të vitit 1999 dhe rënien në altarin e atdheut të bashkëluftëtarëve dhe vëllaut të tij. Ai ka shkruar se 16 prilli 1999 ishte njëra ndër ditët më kritike të luftës për liri. Ato ditë lufte, armiku duke e nuhatur humbjen që po i vinte pashmangshëm nga frontet e luftës, u përpoq që egërsinë dhe mllefin ta shfryjë ndaj popullatës civile. Të betuar të luftojnë deri në vetëflijim që shqiptarët të jetojnë të lirë, ranë heroikisht; Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Shkëlzen Haradinaj. Me guximin e tyre të pashoq ata nuk kursyen asgjë nga vetja, iu kundërvunë armikut për t’i dalë në mbrojtje popullatës civile duke u bërë frymëzim për bashkëluftëtarët e tjerë për ta çuar luftën triumfalisht deri në fund. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes të së cilës i qëndruan gjithmonë gatitu” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Themelet e dialogut Kosovë-Serbi mbeten të pandryshuara, Asociacioni prioritet për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar se themelet e dialogut ndërmjet Kosovës …