Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Haradinaj: 21 vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor duke vrarë mbi 130 shqiptarë në burgun e Dubravës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, tha se edhe pse autorët dihen por ende askush nuk është sjellur para drejtësisë. “Njëzetenjë vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar. Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar. Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Përshkallëzohet dhuna në Tiranë, qindra të lënduar dhe mbi 160 protestues të arrestuar

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave …