Haradinaj: 26 vjet më parë u dërgua porosia se shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën

Haradinaj: 26 vjet më parë u dërgua porosia se shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se shkak e Epopesë së Dukagjinit është beteja që ndodhi në Prekaz. “Nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizuam Dukagjini të gjithë, në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim, për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte, nëse do të sulmoheshim në, a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë. Ka dashtë Zoti atë ditë që po, janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë. Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite” theksoi në mes tjerash para të pranishmëve, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama do të shfuqizoj ligjin për investitorët strategjikë

Qeveria shqiptare ka njoftuar se do të shfuqizojë Ligjin për Investimet Strategjike, një vendim që …