Baca Adem Demaçi

Haradinaj: Baca Adem Demaçi dha nga liria e tij për lirinë tonë më së shumti nga gjithë ne për së gjalli

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë komemorative për krye veprimtarin e çështjes sonë kombëtare, bacë Adem Demaçin, kryeministri, Ramush Haradinaj përkujtoi se Baca, Adem Demaçi dhe nga liria e tij për lirinë tonë më së shumti nga gjithë ne për së gjalli. “Ishe i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gëzuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Baca Adem patriot, si të tjerët po i veçantë në veprën e tij. Kur të tjerët u ndanë ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e djeshme. Nuk ka si ti Adem, kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë dhe për liri. Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti, nga gjithë ne për së gjalli. Më në fund baca Ademi populli ynë po ju bashkohet popujve të tjerë, Prehu në paqe, Heroi ynë!- tha në mes tjerash, kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …