Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj e konsideroi ofenduese, pyetjen e gazetarit të RTK-së, nëse Kosova do ta ketë partner Serbinë

Kandidati për kryeministër i  koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj e ka konsideruar ofenduese, pyetjen e  gazetarit të RTK-së,  nëse Kosova do ta ketë partner Serbinë.  Është ofendim t’ i thuhet  kryeministrit të ardhshëm, ose të emëruarit, që e ki partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë. E kam Shqipërinë. Vëlla e motër, e çka të duash i kam shqiptarët së pari. I kam ata që më duan. E kam Kroacinë partner, e kam Austrinë, Gjermaninë. Qysh partner Serbinë?” ka pyetur kandidati për kryeministër të Kosovës. Nuk vlen për ne Beogradi. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk u arrit bashkimi me PDK-në, Nisma garon e vetme me listë prej 110 kandidatëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se bisedimet për bashkimin me Partinë Demokratike …