Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit në vendin tonë. “Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë. Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci!”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
