Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk ka përgjegjësi për kontrollin shtetëror, aq më pak në veri ku pretendon ta themelojë AKS-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se vizita e Aleksandër Vuçiqit në veri të vendit,  tregon se Qeveria e Mustafës nuk brengoset për kontrollin e shtetit. Kryeministri serb Kosovën është duke e vizituar për të treguar patriotizëm, si dhe për fushatën zgjedhore. Kjo Qeveri nuk ka përgjegjësi për kontrollin qeveritar e shtetëror, as më tepër nuk pritet më mirë për një qeveri që i ka krijuar Kosovës “Zajednicën” i ka krijuar Kosovës dëme në kufirin me Malin e Zi dhe vazhdon të krijojë koncesione të panumërta me Serbinë.  Ne nuk presim më shumë që kjo Qeveri mund të bëj ndryshe dhe aq më tepër kur po shihet hapur se Qeveria e Beogradit i përdorë serbët e Kosovës për ta shantazhuar Qeverinë e Kosovës. Vuçiq përpos fushatës së zgjedhjeve ai dëshiron që të demonstrojë nacionalizimin e tij.  Por gjithsesi kjo nuk është temë e jona. Këtu po shihet se shteti në aspekt të sigurisë është shumë i brishtë. E kemi parë edhe rastin kur persona me uniforma të Serbisë shfaqen në veri të vendit”, ka thënë Haradinaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …