Haradinaj: Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale!

Haradinaj: Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale!

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale! “Qytetarët tanë në çdo pëllëmbë të vendit po e kuptojnë dhe mbështesin masovikisht vullnetin tonë të përbashkët për ndryshim pozitiv dhe fuqizim të Kosovës. Këtë mbështetje e gjetëm sot edhe në Shtime e Lipjan. Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social. Ai ka thënë se me këtë koalicion Kosova do ta ketë një qeverisje zhvillimore. “Jemi bashkuar e zotuar që Kosovës t’i japim një qeverisje zhvillimore, të përgjegjshme në vendimmarrje, të pakompromis ndaj të këqijave dhe të palëkundshme për interesat e shtetit dhe të mirën e qytetarëve. Kjo do të jetë historia jonë e re e suksesit!”, ka theksuar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …