leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova shpëtoi nga dy gabime, që do ta kthenin në vitin 1999

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë debatit me qytetarë në komunën e Therandës ka thënë se “Kosova shpëtoi nga dy gabime, që do ta kthenin në vitin 1999, që askush s’ka mund më t’i ndërrojë në të ardhmen”,  duke sqaruar se e kisht fjalën për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Lideri  i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë debatit me qytetarë, ka thënë se gjithçka tjetër që ka mundur të bëjë ky koalicion qeverisës, mund të ndërrohet në qeverisjen e ardhshme, por nëse tani e ndërrojmë kufirin ku humbim territor, atëherë s’mundemi ta ndërrojmë atë gjendje për një kohë të gjatë”, ka vlerësuar  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e …