Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kryeministri Kurti edhe kur ishte në opozitë ishte kundër investimeve amerikane në Kosovë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar me kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti. Ish kryeministri Haradinaj është cituar të ketë thënë se kryeministri, Albin Kurti edhe kur ishte në opozitë ishte kundër investimeve amerikane në Kosovë. “Kryeministri Kurti, si kryetar partie, si opozitar, ka qenë mjaft i fuqishëm kundër investimeve amerikane me energji në Kosovë, ndërtimit të termocentralit nga “Contour Global” dhe gazsjellësit amerikan. Të dy këto kundërshtime e dobësojnë Kosovën edhe në anën e sigurisë sepse janë të ndërlidhura interesat energjetike dhe të sigurisë” ka vlerësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …