leoni

Haradinaj: Pa viza nuk mbesim, kemi me marrë liberalizimin por edhe nuk jemi kah hyjmë në luftë me askënd për demarkacion

Haradinaj: Qytetarët e Kosovës nuk do të mbesin pa liberalizim të vizave, pasi janë duke u plotësuar nga Qeveria e Kosovës standardet e kërkuara

Qytetarët e Kosovës nuk do të mbesin pa liberalizim të vizave, pasi janë duke u plotësuar nga Qeveria e Kosovës standardet e kërkuara edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kështu u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj gjatë hapjes së fushatës elektorale në Vushtrri, i cili tha se Kosova nuk do të hyjë në luftë me askënd për projekt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj tha se dikush po pretendon se kjo qeveri do ta lë Kosovën pa liberalizim, por kjo sipas tij, nuk qëndron.

 

“Sa i përket demarkacionit është situatë e thjeshtë, dikush po mundohet me thënë se po donë më na lënë pa viza, disa të tjerë po mundohen me thënë se do me na lënë pa tokë. Andaj, nuk është ashtu, pa viza nuk mbesim, kemi me marrë liberalizimin, sepse po e avancojmë MSA-në. Edhe për demarkacion janë procedurat e ditura, ne nuk jemi kah hymë në luftë me askënd për demarkacion. Është bërë gabim, është ndërruar një komision, asgjë e keqe nuk ka ndodhur dhe nuk jemi prishë me miqtë”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …