Ramush Haradinaj

Haradinaj: Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi ekspertët ndërkombëtarë vlerësuan se Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mal i Zi është në rregull. Ai thotë se ka kaluar koha kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë.  Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt. Respekt secilit, por Kosova është Kosovë, dhe kufiri është në kufi, atje ku ka qenë, në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit. Mirë se vjen kushdo që vjen në Kosovë, por kufijtë tanë i caktojmë vetë. Ka kaluar koha, kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë. E vërteta për kufirin me Malin e zi, do të zbardhet në ditën që burgosen ata që e zbritën vijën kufitare për disa kilometra brenda territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …