Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori James Inhof, dhe i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Haradinaj me këtë rast, shprehu falënderim të posaçëm ndaj senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që ishin sot në Kosovë në shënimin e 11- vjetorit të Pavarësisë. “Amerika është lidhja më e rëndësishme e Kosovës. Ne jemi përgjithmonë të rreshtuar krah Amerikës dhe jemi aleatët më besnikë të saj“, tha kryeministri Haradainaj duke shprehur po ashtu falënderim për mbështetjen e SHBA-së në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e veçmas tani në këtë fazë të rëndësishme të përmbylljes së shumë temave të rëndësishme për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …