Ramush Haradinaj

Haradinaj sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit, në Colmar

Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur  se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i arrestuar nga autoritetet franceze sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar. Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Avokati Koci, thotë se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë  dhe pas luftës në Kosovë dhe shprehet i sigurt se kërkesa e Serbisë për ekstradim do të refuzohet ndërsa Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …