Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ushtria e Serbisë është mbetje e ushtrisë që ka kryer gjenocid ne Ballkan

Lideri për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të çarmatoset. Në reagimin e tij, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është shumë etnike, e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e krijuar me standarde të NATO-s dhe si e tillë, ushtria e Kosovës i shërben popullit të Kosovës për t’i mbrojtur të gjithë dhe po ashtu mbron paqen së bashku me NATO-n. Kërkesa e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për çarmatosjen e Ushtrisë së Kosovës është e drejtuar gabimisht. Ushtria jonë nuk është ushtri e Rusisë, është ushtri e NATO-s dhe e paqes. Përpara se të kërkohet çarmatosja e Ushtrisë së Kosovës, Vuçiq do të bënte mirë ta reformojë ushtrinë e vet, që është mbetje e ushtrisë që ka kryer gjenocid në Ballkan e njëkohësisht ende sot e kësaj dite, i nënshtrohet Rusisë. Nëse Vuçiq ndihet i rrezikuar, në vend që të kërkojë çarmatosjen e ushtrisë sonë, bën mirë ta njeh Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran, ta respektojë dhe të jetojmë në paqe”, ka dekaruar mes tjerash lideri për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …