COVID

Infektologët kanë shfaqur shqetësimin pas shfaqjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit në vendin tonë

 

 

Infektologët kanë shfaqur shqetësimin e tyre pas shfaqjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit në vendin tonë. Ekspertët e shëndetësisë kanë alarmuar se në javët në vazhdim Kosova mund të regjistrojë rritje të rasteve të reja me koronavirus edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, në të cilat, në shumtën e rasteve nuk po respektohen dy masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës dhe distancës. Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti, i ka dekalruar Radios Evropa e Lirë se me paraqitjen e rasteve me variantin e ri britanik, Kosova nuk duhet të relaksohet, por që qytetarët dhe institucionet duhet të rrisin vigjilencën. Variantin e ri e kemi në mesin tonë. Në aspektin klinik, ky variant nuk dallon shumë nga varianti paraprak, por mundësia e përhapjes është më e madhe, natyrisht edhe prekja e moshës se re është më madhe. Por, ky është një alarm që ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm në respektimin e masave mbrojtëse kundër mundësisë së marrjes së infeksionit me koronavirus”, ka porositur, infektologu, Sali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …