Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK: Me vizitën e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës, Kurti e Osmani e turpëruan shtetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar si turpëruese për shtetin e Kosovës vizitën në pjesën veriore të Mitrovicës të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani. “Për më shumë se një dekadë, Albin Kurti na thoshte “shkoni në Mitrovicë”, i nxitur nga urrejtja për të provuar se shteti i Kosovës është i paaftë dhe i dështuar. Njeriu që përpiqej të përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve tona kur vit pas viti shtrihej sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës në veri, sot turpëroi shtetin dhe cënoi rëndë të arriturat në atë pjesë të vendit tonë.  Duke abuzuar të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit, Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike, Vjosa Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj. Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati

Valon Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trumpit në krye të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret me dëshirë ardhjen e Donald Trump’it në krye …