Hashim Thaçi: Kroacia është shembull i mirë për rrugën që duhet të ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe BE

Hashim Thaçi: Kroacia është shembull i mirë për rrugën që duhet të ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe BE

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ata kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar. “Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi pas takimit. Kryetarja  e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës janë shumë të mira, duke ofruar mbështetjen e shtetit të saj në të gjitha fushat për Kosovën. Thaçi, gjatë ditës, do të takohet me liderë të ndryshëm botërorë “për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …