UCK

Luftëtari i lirisë dhe veterani, Bashkim Gashi nga Theranda, e ka refuzuar ftesën për hetime nga Gjykata Speciale

Luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Bashkim Gashi nga Theranda e ka refuzuar ftesën për hetime nga Gjykata Speciale. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkim  Gashit iu ku ka dërguar  ftesa për datën 24 shtator 2019, por ai ka refuzuar të përgjigjet meqë me të drejtë konsideron se kjo gjykatë është e njëanshme, sepse gjykon vetëm luftëtarë të UÇK-së të akuzuar për gjoja krime lufte. OVL UÇK, kërkon nga veterani Gashi ta përfillë ftesën dhe t i dorëzohet vullnetarisht Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Krerët e shoqatave të luftës janë nën ndikimin e partive politike dhe institucioneve të Kosovës, të cilat edhe e kanë pranuar  këtë Gjykatë. Nga afër 100 të akuzuar sa ka hetuar deri tash Prokuroria e këtij Tribunali vetëm dy luftëtarë të lirisë nuk iu kanë përgjigjur ftesave, edhe pse në fillim të procesit Organizata e Veteranëve kishte bërë thirrje të mos njihej autoriteti  i kësaj gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …