Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës, Benjamin Corell, po qëndron për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës

Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës, Benjamin Corell, po qëndron për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim komandantin e ri të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral majorin, Benjamin Corell. Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Benjamin Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën  Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl pritet që nesër të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare. Ata  pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Ardiatikut(A5) që do të mbahet në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …