Policia e Kosoves

Policia e Kosovës do të hetojë rastin e disa personave që shihen duke mbushur mbi 50 fletëvotime në diasporë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, duke iniciuar si rast paraprak penal, pas publikimit të një videoje ku shihen disa persona duke mbushur mbi 50 fletëvotime nga diaspora. Pas publikimit në disa portale informative, lidhur me qarkullimin e një video- incizimi, e cila ka të bëjë me tre persona të përshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në diasporë, për t’i dërguar në Zyrat e KQZ-zë në Prishtinë, përmes postës, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, duke iniciuar si rast paraprak penal”, ka thënë Lutfiu. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …