Nekovci, Fushtica, Sankovci dhe Zabeli i takojnë PDK-së, thotë Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala

Nekovci, Fushtica, Sankovci dhe Zabeli i takojnë PDK-së, thotë Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në kuadër të para fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit ka takuar banorët e katër fshatrave të Drenasit nga të cilët ka marrë mbështetje për këtë parti dhe kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli. Ai ka thënë se fshatrat Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së. “Sikurse edhe mbarë qytetarët e Kosovës, edhe këta të këtyre fshatrave janë mobilizuar për t’i dhënë mbështetje politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive të këqija në shoqërinë tonë, të cilës po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Edhe njëherë u dëshmua se Nekovci, Fushtica e Epërme, Sankovci dhe Zabeli i Ulët, i takojnë forcës shtetndërtuese të Kosovës, PDK-së”, ka shkruar Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

Hegseth përmend Kosovën dhe ndërhyrjen e NATO-s më 1999, në mbrojtje të vetes përballë nismës për shkarkim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka përmendur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë më 1999, gjatë …