Hashim Thaçi: Te varri i yt erdha i fundit, babë, para meje erdhën mijëra qytetarë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi për një vizitë të shkurtër te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi la një mesazh emocionues në kurorën me lule që e vendosi te varri, duke shkruar: “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë… Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.” Megjithëse nuk iu lejua të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit, ai mundi të vizitojë vendin e prehjes së babait të tij vetëm disa ditë më vonë, pas një leje të miratuar nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …