Haskuka: 19 vite më parë, qytetarët e Kukësit na strehuan, pasi forcat serbe na larguan prej trojeve tona

Haskuka: 19 vite më parë, na strehuan qytetarët e Kukësit, pasi forcat serbe na larguan dhunshëm nga vendi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është bashkuar marshimit simbolik Mitrovicë – Xërxë – Kukës. Ai ka thënë së 19 vite më parë, qytetarët e Kukësit na strehuan, pasi forcat serbe na larguan prej trojeve tona dhe kjo kohë na e rikujton dhimbjen tonë, tragjedinë, por edhe mikpritjen e qytetarëve të Kukësit. “19 vite më parë, qytetarët e Kukësit na strehuan, pasi forcat paramilitare serbe na larguan dhunshëm prej trojeve të të parëve. Edhe këtë vit, marshimi simbolik Mitrovicë – Xërxë – Kukës na e rikujton dhimbjen tonë, tragjedinë, por edhe mikpritjen e qytetarëve të Kukësit të vogël me zemër të madhe. Faleminderit Kukës!”, ka shkruar Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …