Haxhi Shala:

Haxhi Shala: Nuk ka ndarje të Nismës Socialdemokrate me AKR-në, por ka demokraci në mes tyre

Edhe pse Aleanca Kosova e Re e ka votuar qeverinë Kurti, nuk ka ndarje me Nismën Socialdemokrate, të cilat kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Këtë e konfirmon edhe eputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, që vjen nga Nisma. “Dy partitë nuk janë ndarë dhe ne mes neve ka demokraci. Ne ekzistojmë si Grup Parlamentar. Edhe e drejt e AKR-së për të votuar qeverinë. Pacolli ka premtuar publikisht se do të votojë qeverinë Kurti. Ne nuk deshëm të diskutojmë, është e drejtë e tij”, ka deklaruar Shala.  Sipas tij, opozita e tashme do të jetë e zëshme në kritikat që do të jenë ndaj qeverisë Kurti.  Shala bënë me dije se Nisma do të jetë monitoruese e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …