Lutfi Haziri

Haziri: Me PDK-në nuk do të kenë asnjë bashkëpunim për ta formuar qeverinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se me PDK-në nuk do të kenë asnjë bashkëpunim dhe nuk vie në shprehje mundësia për të formuar qeverinë me këtë parti. Në një debat televiziv në TV Dukagjini, Haziri tha se me PDK-në nuk do ta bëjnë koalicion në asnjë mundësi, madje as me ndërmjetësues ndërkombëtar. “PDK nuk është treguar mirënjohëse për asnjë veprim, kurse ju kemi tregu që për ta do të flasim në publik çdoherë, dhe ne veç sa kemi filluar me fol në publik”, tha Haziri  dhe shtoi se PDK nuk ka mundësi negociu me LDK-në. “Nuk ka as bashkëpunim, nëse ata flasin në televizor, ne do ta shkyçim televizorin”.“Çdo situatë që e qon PDK-në në skajin e vdekur politik, ne do të jemi për bashkëpunim”, tha Haziri në pyetjen nëse do i bashkoheshin ftesës së Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …