Ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton e quan presidentin, Trump një tornado njerëzore të korruptuar. “Nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur kushtetutën, përdor pozicionin e tij për të tentuar të detyrojë një qeveri të huaj të veprojë për llogari të motiveve të tij politike”, shpjegon Klinton. Ish sekretarja amerikane e shtetit i referohet kështu kontakteve mes presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski dhe Donald Trump. Ky i fundit, i ka kërkuar Zelenskit të kontaktojë me prokurorin e përgjithshëm amerikan, Uilliam Barr, për të diskutuar hapjen e mundshme të një hetimi për korrupsion mbi Joe Biden dhe djalin e tij. Për zonjën Klinton, Trump ka tradhtuar vendin.
