Brickos

Hilmi Haradinaj, babai i dy heronjve të kombit dhe i kryeministrit të vendit varroset sot në Gllogjan

Hilmi Haradinaj, babai i dy heronjve të kombit dhe i kryeministrit të vendit, varroset sot në Gllogjan

Nga personalitete të shumta u përkujtua dhe vazhdon të përkujtohet Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Hilmi Haradinaj i cili ndërroj jetë pas disa ditëve qëndrimi i shtrirë në spital sot do të varroset nën organizmin e Komunës së Deçanit dhe shoqatave të dala nga lufta e zonës së Dukagjinit. Të gjithë ata qytetarë që duan të bëjnë homazhe sot njoftohen se me fillim nga ora 11:00 deri në ora 12:30, homazhet zhvillohen para Kullës në Gllogjan të komunës së Deçanit. Ndërkohë në ora 13:00 bëhet ceremonia mortore (tubimi i hapur komemorativ-prapa kullës së dëshmorëve). Ora 14:00 nis ceremonia e varrimit e cila do të bëhet me nderime ushtarake. Varrimi i Hilmi Haradinajt do të bëhet në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …