Hisen Berisha

Hisen Berisha: Raporti i DASH për Kongresin: Kosova përballë sfidës së sovranitetit në rendin e ri gjeopolitik

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i hartuar për Kongresin Amerikan me titull “Politika e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, paraqet një dokument me rëndësi të veçantë strategjike për rajonin dhe, në mënyrë të posaçme, për Kosovën. Sipas analizës së Hisen Berishës, dokumenti dëshmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta konsiderojnë Ballkanin Perëndimor pjesë të interesit të tyre strategjik dhe të arkitekturës së sigurisë euroatlantike. Në këtë kuadër, Kosova shihet si një nyje strategjike për interesat amerikane në Ballkan dhe pjesë e vijës së frenimit të ndikimit rus në rajon. Sipas Berishës, raporti nënkupton se çdo dobësim institucional apo krizë politike në Kosovë krijon hapësirë për depërtim të faktorëve destabilizues. Një nga çështjet kryesore të trajtuara në raport është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti rithekson mbështetjen amerikane për procesin e normalizimit dhe kërkon progres konkret në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe planin franko-gjerman. Sipas autorit, dilema kryesore strategjike për Kosovën lidhet me pyetjen nëse prioriteti amerikan po zhvendoset gradualisht nga ndërtimi i plotë i shtetit të Kosovës drejt menaxhimit të stabilitetit rajonal dhe integrimit funksional të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. Berisha ndalet veçanërisht te çështjet e sigurisë, duke përmendur integrimin e strukturave serbe në institucionet e Kosovës dhe debatet rreth krijimit të strukturave të reja të sigurisë, të cilat, sipas tij, mund të perceptohen si harmonizim gradual me modelet serbe të administrimit territorial dhe policor. Sipas Berishës, raporti i DASH dërgon një mesazh të qartë: Ballkani Perëndimor nuk trajtohet më si projekt i ndërtimit të shteteve, por si pjesë e arkitekturës globale të sigurisë perëndimore, ku stabiliteti rajonal dhe partneritetet strategjike janë prioritetet kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …