Hoti në Samitin e Parisit i bënë të qarta objektivat që Kosova synon t'i arrijë në dialogun më Serbinë

Kryeministri Hoti në Samitin e Parisit i bënë të qarta objektivat që Kosova synon t’i arrijë në dialogun më Serbinë

Kryeministri Hoti ka marrë pjesë sot në Samitin e Parisit i cili është organizuar përmes një video-konference. Në fjalën e tij para të pranishmëve ai ka theksuar se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin shqetësuese. Që nga fillimi i dialogut më 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera. Këto praktika të dëmshme dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve tona si dy vende të pavarura. Gjatë rrjedhës së dialogut, Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Përkundrazi, ai e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat e saja kundër sovranitetit të Kosovës. Tutje Hoti ka përmendur edhe pesë objektivat që Kosova synon të arrijë:

  • Marrëveshja Gjithëpërfshirëse që duhet të rezultojë në njohje reciproke.
  • Njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
  • Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shfuqizimi i Rezolutës 1244.
  • Anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare .
  • Zbardhja e fatit të personave të humbur dhe viktimave të gjitha formave.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …