Ambasadori amerikan, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”. Me këtë rast ambasadori Hovenier, ka thënë se shpreson që qeveria të dëgjojë këshillat që iu kanë dhënë. “Kemi një pikë tjetër, për popullin dhe Qeverinë e Kosovës që të vendosë. Bashkësia ndërkombëtare do qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane. Pra kemi krijuar kushte për të arritur këtë dhe mënyra e vetme për ta arritur këtë është përmes dialogut të ndihmuar nga BE-ja. Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitatorëve, disa thonë që Serbia do të shfrytëzojë rastin që ta zvarritë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidoj këtë si mundësi por ajo që mund të them është se strategjia më e mirë për Kosovën në rrethana të tilla është që të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm, energji, kreativitet, përkushtim të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që i ka marrë që i ndihmon procesit të shkojë përpara dhe besoj që të jetë e mundur. SHBA nuk mund të vendosë se kush mund të jetë shtet kandidat i BE-së. NATO e ka rolin e vet dhe duam të avancojë, duam t’i ndihmojmë Kosovës dhe duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve. Shpresa ime është Qeveria të dëgjojë këshillat e dhëna por duhet të jetë avokat më efektiv”, ka thënë Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …