leoni

Me ceremoninë ushtarake në Kazermën, “Adem Jashari”, filloi Manifestimi Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria ka publikuar Programin zyrtar për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraparë që më 5 mars të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, seanca solemne nga Kuvendet Komunale të Kosovës dhe rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Më 6 mars nga ora 08:00 mbahet ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës që i kushtohet “Epopesë”, nga ora 10:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prej orës 13:00 homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memorial të dëshmorëve dhe prej orës 17:00 mbahet Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

Më 7 mars prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Prej orës 18:00 manifestohet Nata e Zjarreve në Prekaz. Po në këtë ditë prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …