Hoxhaj: Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve

Hoxhaj: Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka pritur të enjten në takim homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel me të cilin kanë biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ministri Hoxhaj duke falënderuar homologun e tij gjerman për përkrahjen e vazhdueshme, ka thënë se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm strategjik për Kosovën. Ajo vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo është theksuar nevoja për më shumë përkushtim sa i përket ratifikimit të demarkacionit, thuhet në komunikatën për media. “Kemi marrë lëvdata për implementimin e kritereve teknike sa i përket liberalizimit të vizave, por që duhet më shumë përkushtim për ratifikimin e demarkacionit si kushti i vetëm i mbetur. Po ashtu, Gjermania do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në njohjen e mëtutjeshme diplomatike. Patjetër që biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: AAK nuk do të mbështesë asnjërin nga emrat e përfolur aktualisht për postin e presidentit

Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se kjo parti nuk …