Brickos

Hydajet Hyseni: U nda nga jeta shqiptari i pamposhtur, dr. Ramadan Xhema

Bir i një familje shqiptare, të dëbuar nga Toplica në Tupallë të Medvegjës dhe nga Tupalla në Prishtinë e Amerikë. Student dhe mësues që kundërshtoi dëbimin e shqiptarëve në Turqi.  Doktor që luftoi për shërimin e mjekësisë nga zaptimi shovinist rankoviçist. I burgosur politik – një jetë të tërë, në lëvizje të pa ndalur dhe gjithmonë me rininë dhe më Lëvizjen kombëtare, çlirimtare dhe progresiste. Shqiptaro – amerikani që mbi gjithçka kishte çështjen shqiptare, dinjitetin dhe interesin e popullit dhe kombit të vet. Lobist midis lobistëve, tok më vëllain, Xhemën dhe me shumë miq e shokë me mision ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e çështjes shqiptare dhe luftës së imponuar shumëshekullore çlirimtare shqiptare. Bir kombi shqiptar dhe mik mirënjohës i Amerikës mirëpritëse, demokratike e Wilsoniane, të cilit i shkonte aq bukur ajo thirrja largpamëse e Fan Nolit: “mbahu Nëno mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë…” Mik i Amerikës mike, gjithmonë më Shqipërinë Nënë dhe me moton: “I dashur Atdhe, të dua ashtu si je…” Shqiptar i pamposhtur, që shkriu gjithçka që kishte për Kosovën e martirizuar, i kthyer nga Amerika e begatë dhe deri në frymën e fundit në përpjekje për paravajtje dhe mbarëvajtje të Kosovës dhe çështjes shqiptare, me përkushtimin rilindës në gojë:

“Mëmëdhe quhet Toka,

Ku më ka rënë koka…

Ku rroj me gas e me shpresë,

Ku kam dëshirë të vdes”.

 

I tillë do të  mbahet mend do të kujtohet dhe respektohet brez pas brezi, emri dhe vepra e pavdekshme e Doktor Ramadan Xhemës. I bëftë dritë Kosovës, kombit dhe veçmas pjesës verilindore të hapësirës shqiptare, Medvegjës, Preshevës e Bujanocit, plagës së tij të pashëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …