Në moshën 84-vjeçare ka vdekur veprimtari e atdhetari i njohur, Ramadan Xhema nga Tupalla e Medvegjes

Në moshën 84-vjeçare ka vdekur veprimtari e atdhetari i njohur, Ramadan Xhema nga Tupalla e Medvegjes

Në moshën 84-vjeçare ka vdekur veprimtari e atdhetari i njohur, Ramadan Xhema nga Tupalla e Medvegjes. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës. Babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë. Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërisë së  Madhe”.

Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.

Ai nuk ka qene i martuar por e gjithë jeta e tij ka qene Kosova. Te gjithe shqiptaret jane familja e tij.

 

( Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare)

Kontrolloni gjithashtu

Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …