Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: LDK-ja nuk do marrëveshje me LV-, nuk votojmë asnjë kandidat të tyre

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj nuk është e gatshme të hyjë në marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje , duke e përjashtuar mundësinë e mbështetjes së ndonjë kandidati të saj për kryetar të Kuvendit. Ne e kemi thënë disa herë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma: ose me marrëveshje politike ose me një kandidat të pranueshëm për të gjithë”, tha Bajrami pas seancës plenare të 23 prillit, në të cilën LV-ja përsëri dështoi ta kalojë kandidaturën e Albulena Haxhiut. Ajo u shpreh kategorike se LDK-ja nuk do ta mbështesë “asnjë kandidat” nga radhët e LV-së, duke përmendur si arsye historinë e veprimeve të kësaj partie. Sipas saj, LV ka vazhduar të mbajë peng institucionet edhe pas betimit si deputetë, gjë që sipas saj përbën shkelje të betimit dhe të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …