Hyseni për raportin e DASH-it: Kosova bëri punë të madhe por jo mjaftueshëm

Hyseni për raportin e DASH-it: Kosova bëri punë të madhe por jo mjaftueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka folur për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë, ku tha se edhe pse raporti i djeshëm i DASH-it vazhdon ta rangojë Kosovën në të njëjtën pozitë, atë të dytën, ku janë dhe shumë vende të BE- së, njihen dhe përpjekjet në raport dhe puna e madhe që është bërë. Hyseni tha se bazuar në këtë raport,  kërkohet që vendi të bëjë edhe më shumë në fushën e prokurorisë dhe gjyqësisë,  në ndjekjen e rasteve të veçanta dhe të behën veprime që shkelësit, kriminelet e identifikuar ne trafikim me qenie njerëzore të marrin dënimin e merituar. Ministri Hyseni ka lavdëruar punën e ministrisë që ai udhëheqë, derisa është zotuar në përmbushjen e 9 rekomandimeve të nënvizuara në raportin e DASH-it. Hyseni ka pranuar se nuk është bërë aq sa duhet në luftimin e kësaj dukurie, gjë që sipas tij ka ndikuar që Kosova të rangohet në mesin e vendeve që nuk kanë përmbushur kërkesat e konventave ligjore. “Nuk qëndrojnë komentet që Kosova s’ka bërë punë. Kosova ka bërë punë të madhe por jo të mjaftueshme për të mos e parë veten ne grupin e vendeve që nuk përmbushin kërkesat e konventave ligjeve. Unë iu siguroj që MPB mbi të gjitha të agjencionet civile ekziston përkushtimi që kjo çështje te trajtohet”, theksoi Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …