Hysni dhe Nakije Gashi, ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas

Hysni Gashi, ndër profesorët e parë që punoi në gjimnazin e Malishevës, në fillim vitet e gjashtëdhjeta, jo vetëm që kontribuoi në arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe sot në moshën 86 vjeçare, bashkëjeton me malishevasit, e në veçanti me familjet që kanë nevoja sociale dhe për këtë kategori të shoqërisë, ka vendosur të ndajë me bashkëshorten Nakijen, pensionin e pleqërisë. Deri më tash ai për këto familje ka ndarë njëmijë e treqind e pesëdhjetë euro (1350 euro), kurse shpërndarjen e ka bërë, personi përgjegjës në institucionet komunale. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur dhe falënderuar, në emër të komunës dhe familjeve që kanë pranuar ndihmën, nga, Hysni dhe Nakije Gashin, duke thënë.” Ju dje ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji, dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”. Përfundoi Begaj. Hysni dhe Nakije Gashi do të vazhdojnë me i ndihmuar familjet e nevojshme malishevase, veçmas jetimët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …