Brickos

Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi: EDHE SADIK HALITJAHA…

Është në „natyrshmërinë“ e gjerave që Sadik Halitja ka reaguar. Ka zënë ta shtrengon laku në fut.

Motivimi i tij kësaj radhe: “I ndikuar nga aktakuza e prokurorit Ibrahim Kelmendit kundër udhëheqjes së UÇK-së.”

Me ka diskualifikuar si prokuror, sepse ndërmarrjet e përbashkëta kriminale (NPK), gjithandej i kanë tmerr prokurorët, kur ata e ushtrojnë përgjegjësinë e tyre – i prangosin pjesëtarët e NPK-ve.

Me Sadikun kemi në “llogari” të hapura qysh në vitin 1979. Ajo herë pas here ka kundërmuar, tërthorazi, edhe gjatë bashkë veprimtarisë në Lëvizje, duke shpërdoruar raste për sulme hakmarrëse, si kësaj radhe. Keqardhje që edhe Sadikut po i mungon kurajoja për të ta thënë troç se po e shpërdoron rastin për hakmerrej, sepse ia kam demaskuar e diskredituar udhëheqësin Riza Salihu (që kishte simuluar formimin e “Grupit Komunist” në Shtutgart). Kundër Rizait kam qenë dhe vazhdoj të jem “prokuror”. Viktimat e tij, si ky Sadiku mjeran, në vend që t’i kërkonin e kërkojnë llogari atij, me fajësojnë mua pse e kam demaskuar e diskredituar atë marionetë të UDB-së. Sadiku dhe silloji i tij kanë dëshiruar të mos zbulohen asnjëherë se ishin viktima të Riza Salihut. Këtë të dytën e vuajnë më shumë se sa vuajtjet që u janë shkaktuar në hetuesi e burgje kriminelët e atij sistemi, qysh në vitin 19179. Prandaj asnjëherë nuk kanë reaguar, me gojë as me shkrim, kundër komploteve që ua ka pas bërë Rizai.

Sadiku kësaj radhe nuk është marrë fare me “aktakuzën” që kam shkruar unë, nëse kam shpif apo dezinformuar ndonjë, por shpërdor përcaktimin e vjetër, se ai që dëshmon kundër kriminelëve qenkësh spiun. E kur dëshmon për krimet e ish bashkëveprimtarëve politikë, qenkësh edhe tradhtar. Nuk mban përgjegjësi ky gjysmë-analfabet samoukë, sepse ky nuk e di se secili qytetar ka për obligim edhe ligjor të informon institucionet e shtetit të tij, bile edhe të dëshmon vullnetarisht, kundër secilit kriminel, edhe nëse ka rastis ta ketë pas bashkë vprimtarë politik, meqë nuk e ka njohur si është i penetruar.

Sadik Halitjaha, në fjalinë e dytë: “I nderuar çlirimtar Fatos! mirë ja ke bë që u ke treguar vendin disave që fare s’kanë qenë në luftë për arsyet që vet i din?!”

Ky torollak i mujshim as tani nuk e di, se ai dhe si lloji i tij, si emigrant i moshuar që ishte, nuk është dashtë të bëhet as pjesëtar i UÇK-së, zv-komandant zone jo se jo , sepse nuk ishte ushtarak profesionist që do t’i duhej domosdo UÇK-së!

Në qershor 1998, kur ky është nis nga Zvicra për t’iu bashkuar UÇK-së në Kosovë, e dinte se UÇK-ja në Kosovë nuk po vuante për mungesën e djemve të ri, të gatshëm për t’u rreshtuar e për t’u luftuar, por po vuante për mungesë të kapaciteteve për t’i rekrutuar – nuk kishte armë, municion, uniforma, veshmbathje, besa as bukë, për gjithë vullnetarët. Udhëzimet i kishim që vetëm emigrantët me moshë vitale për luftëtarë, të cilën nuk mund të kontribuojnë në mënyra të tjera nga emigracioni, duhej t’i rekrutonim. Fatmirësisht janë paraqit më shumë se sa i kishim kapacitetet për t’i rekrutuar. Bile na hidhëroheshin si duhej të prisnin gjatë radhën. Ndërsa Sadiku dhe Sadikët, ishin më të dobishëm të vazhdonin me angazhimet e tyre në meset e emigrantëve, sepse UÇK-ja kishte nevojë për ndihma financiare, për armë, për uniformë, e jo për Sadika tulaka e destruktiv, që do t’i bëheshin barrë fizike dhe destruktive!

Sadikut i ka djeg konkretisht përmendja e emrit të tij në këtë “akakuzë” timen. Ky është nis nga Zvizra në fillim të qershorit 1998, bashkë me bashkëveprimtarët e tij, Metush Zenuni dhe Reshat Salihaj  (që duhet të kenë qenë këshill të njëjtë të LPK-së). Në natën e 7/8 qershor 1998, bashkë me 64 të sa po rekrutuar, kanë kaluar kufirin mbi Vlahnë të Hasit. Me atë rast kUmandanti Azem Syla ua ka besuar ekstra “farukun” (Fahredin Gashin) Sadikut, Metushit e Reshatit. Mund që ajo rastësi e atëhershme, që e kam përmend si provë kundër kUmandantit Azem Syla, po i djeg Sadikut, meqë po frikësohet se ZPS-ja mund ta detyron të dëshmon për atë ndodhi, e duke dëshmuar për atë rast, mund që do të eskalon nga dëshmitari në të akuzuar.

Meqë Sadiku qenkësh brengos pse unë kam shkruar aktakuzë kundër “udhëheqjes” së UÇK-së, është vendi dhe rendi ta pyes, vërtet UÇK-ja e kishte udhëheqje NPK-në që kishte për udhëheqës marionetat Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi? Nuk ishte! Mund që Sadiku torollak nuk e di, se duke gënjyer kaq trash, në fakt po e kompromiton UÇK-në!

A ka informacion Sadiku, sa pjesëtarë kishte UÇK-ja në krahinën nga vjen ai dhe a janë ndihmuar ata ndonjëherë me ndihma financiare nga Fondi “vendlindja thërret”, nga dhjetori 1993 deri në mars 1998?

Kush, kur dhe përse e ka “mëruar” pikërisht Sadikun për zv-komandant të Zonës së Pashtrikut?

Ka pranuar ndonjëherë Shtabi i ZO të Pashtrikut ndihma financiare nga Fondi “vendlindja thërret”, sa ka qenë volumi i tyre qysh kur Sadiku ishte zv-komandant i atij Shtabi, kush ka qenë kompetent në atë Shtab për menaxhimin e atyre mjeteve?

Shtabi i ZO kishte ndonjë dokumentacion përkatës dhe ku ka mbet ai dokumentacion?

A është i akuzuar Sadiku për “dhurim” të statusit të veteranëve atyre që nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së, meqë ka qenë pjesëtar i Komisionit qeveritar për njohje të statusit të veteranëve?

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …