Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi: Nga zbatimi i kontratës kolektive po dëmtohen komunat

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka tërhequr vërejtjen se nga zbatimi i kontratës kolektive po dëmtohen komunat. Ai ka shtuar më tutje se shumica e këtyre mjeteve të dedikuara për investime kapitale shkojnë për këtë çështje kështu që shumica absolute e këtyre milionave eurove i merren komunave, që i kanë paraparë për realizimin e projekteve për investime kapitale ku përmes investimeve kapitale edhe cilësia e jetës së qytetarit përmirësohet mirëpo edhe ambienti për zhvillim ekonomik lokal. “Asociacioni i Komunave të Kosovës konsideron se dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh dhe se pasojat po i bartin vetë ato. Kësisoj, AKK-ja po kërkon që të shqyrtohet zbatimi i kontratave kolektive ka thënë mes tjerash, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …