Idriz Vehapi: Dëshmorët janë historia jonë e lavdishme, ata janë liria jonë

Sot, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, kujtojmë ditët e lavdisë, kujtojmë ditët e sakrificës dhe heroizmit të trimave që rrokën armët për ta mbrojtur Atdheun e tyre.
Kujtojmë dëshmorin e parë Milaim Krasniqin, që ra më 12 maj 1998, kujtojmë Bedrush Gashin, që ra në të njëjtën datë të vitit 1999, kujtojmë Mensurin, Feimin, Tonin, Micin, shejh Myhedinin, kujtojmë të gjithë ata që lirisë ja falën jetën!
Heronjtë dhe dëshmorët të cilët bënë historinë e Kosovës, do t’i kujtojmë përherë, sepse Ata janë historia jonë e lavdishme, ata janë liria jonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Rahovecit!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Gjon Serreqi e Bahri Fazliu

Ndonëse ishin në të 20-at e tyre, të dy ishin prijës shembullorë të dy lëvizjeve …