IKSHPK apelon qytetarët që të shmangnin konsumimin e mishit dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara

IKSHPK apelon qytetarët që të shmangnin konsumimin e mishit dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes në gatimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe konsumin e ushqimit. Përmes një njoftimi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë thënë se qytetarët shumë herë kanë pësuar nga konsumi i ushqimit të kontaminuar, ku pas helmimit kanë përfunduar në spital. IKSHPK-ja ka bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht.

Kontrolloni gjithashtu

James Pettifer: “Juristët do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit”

Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës …