Ilmi Veliu: Isa Boletini ne Beograd

Isë Boletini,

 nga Londra në Beograd.

 

Kaluan udhë të gjatë

dhe shkuan  te Vuçiqi

Ismail Qemali

Isa Boletini.

 

Arritën  dy shqiptarët

n’stadium – n’Beograd

njeri me kobure

tjetri diplomat.

 

Por roja

Ishte shumë i prerë

armët, more  zotërinjë

lini këtu në derë

Nuk mund të bindej Isa

nisi për të hy

e ndali Ismaili

ia bani me kry.

 

Dorzoi pushkë – allti

Edhe pëshërtinte

Por koburja  tjetër

Pas  brezi i rrinte

 

Ecën  qetë e qetë

aty në  Beograd

Isa  me xhamadan

Ismaili diplomat.

 

Kryeministri Vuçiq

gjuhen duke dridhur

u thotë ca fjalë tallëse

me buzëqeshje të hidhur.

              

-Mirë se na erdhët

mysafir të mbarë

po  kush ju çarmatosi

Ju trima shqiptarë.

 

Sytë e Ismailit

zjarr e flakë shkrepën

Isa Boletini

nxjerr koburen tjetër.

Brom aty perpara

te Vuçiqi  pranë

zotëri,tha, Shqiptarin

kurrë se gjen pa armë”.

 Kryeministrit

iu terruan sytë

Ismail Qemali

qeshi nën qerpikë.

                  

 Isa i tha Vuçiqit

Kishin ardhë për halle

për Shypninë e Madhe

n’ Evropën  Azgane.

Për Shypninë e vjetër

dhe tokat shqiptare

që Evropa plakë

i kish lanë pas dore.

 

he tha Aleksandri (Vuçiq)

-Hajt ju lumtë kandari

-Se edhe unë o burra

-Jam  gjak shqiptari.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin, T’i njoh plagët e ta di hallin, T’i njoh dhimbjet …