INDEP: Reagim - “Kush po e heton tregun në Kosovë?”

INDEP ka publikuar raportin: “Progresi dhe Perspektivat: Vlerësimi i Gjendjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”

INDEP ka publikuar raportin me titullin “Progresi dhe Perspektivat: Vlerësimi i Gjendjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. Ky raport vlerëson arritjet e Kosovës gjatë vitit 2023 në raport me përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe ofron rekomandime konkrete për objektivat e prioritizuara të Kosovës deri në vitin 2023. Në këtë raport theks të veçantë i jepet vlerësimit të progresit të arritur në objektivat e prioritizuara të Agjendës 2030. Megjithatë raporti jep një analizë të thelluar të performancës së vendit në përmbushjen e secilës objektivë, duke theksuar nevojën për përmirësime dhe ndryshime strukturore në disa sektorë kyqë. Ne besojmë se vlerësimi dhe rekomandimet e paraqitura në këtë raport do të kontribuojnë ndjeshëm në një kuptim më të qartë të sfidave dhe mundësive për të arritur një përmbushje të mirëfilltë të OZhQ-ve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …