Infektologu, Afrim Sylejmani thotë se vaksinimi është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me virusin korona

Infektologu, Afrim Sylejmani thotë se vaksinimi është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me virusin korona

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19. Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ai fton qytetarët që të vaksinohen sa më shumë. Sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19. “COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Macron pret Ramën në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur në Pallatin Élize kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, …